Munishi: Ky futbollist i Llapit më la pa fjalë, ishte fantastik!

Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes së Ballkanit me Llapin, ku skuadrat u ndanë baras 1:1.

Munishi pas ndeshjes dukej i kënaqur me barazimin teksa tha se ky ndoshta ka qenë edhe epilogu real.

“Ka qenë epilogu real. Ishte ndeshje e tempos shumë të lartë, Llapi na ka vënë në vështirësi sidomos në kundërsulme”, tha Munishi për Supersport Kosova.

“Ne kemi tentuar me çdo kusht ta shënojmë golin e barazimit, e arritëm më pas kishim raste të tjera, por edhe Llapi kishte rastet e veta”, vlerësoi Munishi.

“Ka qenë një ndeshje që i ka dhënë emocion shikuesve, atyre në bankë dhe atyre që shikuan nga televizionet. Tek e fundit ky është qëllimi i futbollit”.

“Duhet ta përgëzojmë Llapin, bëri ndeshje të mirë sidomos në pjesë të parë. Llapi është skuadër e fortë, shumë e paprështatshme. Te Llapi shkëlqeu Valmir Veliu”, shtoi ai.

“Meqë jemi ekip i ri, sot u falen gabimet mirëpo në të ardhmen ato duhet të përmirësohen”, potencoi Munishi.

Ballkani tani kryeson me 30 pikë si lider i Superligës pas 14 xhirove.

Drita pas fitores ndaj Dukagjinit, është ngjitur në pozitën e dytë me 27 pikë. Llapi është në pozitë të pestë, me 24 pikë.