Munishi: Ky është portieri më i mirë në Kosovë

Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi, e cilëson Faton Malokun si portierin më të mirë në Kosovë.

Ai ka folur gjerësisht për faqen zyrtare e të klubit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi porierin më të mirë në Kosovë, i cili është Faton Maloku”.

faton maloku

“Kemi mbrojtjen më të mirë dhe mesfushën më të mirë. Edhe në sulm jemi shumë të rrezikshëm”, deklaroi Munishi.

“Ben Hamed Kone? Është një lojtar shumë cilësor, i cili do ta bëjë dallimin në pranverë”.

kone

“Do të jemi ekipi më i përgatitur fizikisht në Kosovë. Për këtë arsye s’kemi pasur rezultate në miqësore, sepse s’na kanë interesuar. E kemi nxjerrë më të mirën nga përgatitjet”.

“6 pikë nga lideri ndoshta janë shumë, por me ndeshje më të mira kjo epërsi mund të shkrihet. Unë, presidenti dhe futbollistët, besojmë shumë në titullin kampion”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

ismet munishi