Munishi: Kosova duhet t’i ftojë këta dy futbollistë të Vala Superligës (FOTO)

Ismet Munishi mendon se dy portierë të Vala Superligës duhet të ftohen nga Kosova.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur pa marrë asnjë pikë në ndeshjet në shtëpi, kampanjën kualifikuese.

Tanët u mundën sonte 2:0 nga Ukraina, në një ndeshje të mirë për ta sidomos në pjesën e parë.

Në të dytën, ukrainasit dominuan dhe shënuan dy herë.

Leart Paqarada realizoi autogol në minutën 58 dhe 87-tën Yarmolenko.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan të hënën ndaj Islandës në udhëtim.

Kosova1

Munishi ka theksuar që Kosova mund t’i ftojë dy portierë të elitës.

Ai e ka fjalën për Faton Malokun e Feronikelit dhe Altik Muhaxhirin e Vëllaznimit.

“Faton Maloku është një nga portjerët më të mirë këto dy vitet e fundit, pse mos të ftohet, gjithashtu edhe Altik Muhaxhiri i Vëllaznimit, po kalon në form të mirë, ndërsa nuk dua t’i mohoj cilësit e Visar Bekajt”, deklaroi Munishi në RTK, përcjellë “GazetaOlle.com”.

maloku 4

Image result for altik muhaxhiri