Munishi konfirmon ftesën nga Kosova për futbollistët e Ballkanit

Kosova do të luajë me Suedinë me 12 janar në Doha të Katarit.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me Suedinë me 12 janar nga ora 11:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Për këtë ndeshje, Challandes do të ftojë edhe treshen e sulmit të Ballkanit, Arbër Hoxha, Jetmir Topalli dhe Blend Baftiu.

Për ftesën e lojtarëve të Ballkanit, ka folur edhe trajneri i ekipit nga Suhareka, Ismet Munishi i cili është shumë i nderuar për këto ftesa nga Challandes.

“Unë si trajner dhe ne si klub po ndihemi shumë mirë, këta djem janë lojtarë të mirë, janë super talenta. Të gjitha këto i kanë mbërri me punë. E përgëzojë selektorin për ftesën që i ka bë këtyre lojtarëve dhe shprehi mirënjohjen më të lartë për selektorin. Jemi shume falënderues si klub dhe unë ju dëshiroj shumë suksese”, tha fillimisht Munishi për ‘GazetaBlic’.

“Vet ftesa është një gjë shumë e mirë, janë respektuar lojtarët, normalisht është rritur cilësia, megjithatë lojtarët kanë treguar lojëra të mira dhe tash gjithçka varet nga ta, sepse rastin e kanë dhe krejt varet nga puna e tyre dhe paraqitja”, përfundoi ai.