Munishi: Këtë sezon më shumë do të ketë shikues në Ligën e Parë se në Superligë

Trajneri i ri i Besës, Ismet Munishi, ka shprehur një mendim interesant në Facebook.

Ai u shpreh që këtë edicion më shumë shikues do të ketë në Ligën e Parë se në Superligë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Liga e pare do te kete shikushmeri me shume se superliga ju garantoj.

Shpresoj qe klubet rivale te marin trener te mire qe te pakten konkurenca dhe rivaliteti te jene ne nivel. Forca Besa e Pejes. Besa Bese”, ka shkruar Munishi. /Gazeta Olle/