Munishi: Këta 4 trajnerë të futbollit kosovar, mund të bëhen përzgjedhës të Kosovës (FOTO)

Ismet Munishi pas humbjes së Kosovës nga Ukraina (0-2), ka thënë se ekipin e Kosovës pa ndonjë problem mund ta drejtojë një trajner vendor.

Ai ka përmendur katër emra që sipas tij, mund të kishin qenë pasardhës të Albert Bunjakut.

Sipas Munishit, vendin e Bunjakut mund ta zënë Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani, Ramiz Krasniqi ose Rafet Prekazi.

“Kemi trajner mjaftë kualitativë dhe që kanë dhënë kontribut të çmuar për futbollin e Kosovës. Aty janë Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani, Ramiz Krasniqi dhe Rafet Prekazi”, ka thënë Munishi.

sokoli

Toverlani

rafet prekazi

2.Ramiz Krasniqi-21prill2015

Prej këtyre katër trajnerëve, dy janë të angazhuar ndërsa dy janë të papunë.

Bylbyl Sokoli dhe Afrim Tovërlani nuk po e drejtojnë ndonjë skuadër, ani pse Vllaznia e Pozheranit ka konfirmuar marrëveshjen me Sokolin.

Ndërkohë, Rafet Prekazi drejton Kosovën U-21, ndërsa Ramiz Krasniqi Kosovën U-19.