Munishi: Kërkova dënime më të mëdha

Barazimi me Ferizajn në fushën e kësaj të fundit (0:0), u ka kushtuar futbollistëve të Hajvalisë. Drejtuesit e klubit gjatë një mbledhje të cilën e kanë mbajtur ditë më parë, kanë vendosur që t’i dënojnë futbollistët më 30 për qind të pagës.

Sot, u është kumtuar lajmi edhe futbollistëve. Për çështjen në fjalë, flet trajneri Ismet Munishi. “Është vendim i kryesisë së klubit, por ata janë konsultuar edhe me mua. Unë kam kërkuar të dënohen 50 për qind sepse ka qenë angazhim shumë i dobët ndaj Ferizajt. Kishte disa tentativa që të dënohen vetëm disa lojtarë, por nuk kemi pranuar pasi që Hajvalia funksionin si ekip”, ka thënë Ismet Munishi për sportal.al.

“Nëse përmirësohen gjërat, mund të anulohet dënimi”, përfundoi Ismet Munishi.