Munishi: Kampionat i zbehtë pa shikueshmëri, pa Vëllaznimin, Trepçën e Vushtrrinë s’ka Superligë të fortë

Trajneri kosovar, Ismet Munishi, ka folur në “Dueli sportiv” për mungesën e skuadrave të mëdha në Superligë këtë sezon.

Ai vlerëson që ky edicion është i zbehtë dhe pa shikueshmëri, përcjellë Gazeta Olle.

“Po shohim një kampionat të zbehtë, pa shikueshmëri. S’mund të kemi Superligë të fortë pa një Vëllaznim të fortë, pa një Trepçë, pa një Liri, pa një Besë e pa një Vushtrri”, deklaroi Munishi.

Ai deklaroi që edhe deklaratat e trajnerëve janë klishe.

Sipas Munishit, vetëm inkuadrimi i klubeve të mëdha në elitë, mund të ngritë cilësinë e futbollit kosovar. /Gazeta Olle/