Munishi: Ju zbulojë klanet në FFK, Vokrri kryesori i dallavereve

Nuk ka të ndalur dëshpërimi në kampin e Hajvalisë.

Presidenti i kësaj skuadre Mehedin Përgjegja (Meda) dhe trajneri Ismet Munishi, konfirmuan pak më parë për Gazetaolle.com, se klubi i tyre do të tërhiqet nga garat pasi që sipas tyre është dëmtuar pa masë ndaj Besës, skuadër e cila fitoi 3:1.

“Besa historikisht i ka blerë referët. Edhe kur është bërë kampione i ka blerë. Por, përpara i ka blerë anësorët e tashmë i kishte blerë të tretë. Komisari i garave Ismet Ahmeti, punon në FFK dhe sekretar te Besa, kjo është absurde. Krejt çdo ndodh në FFK, shkon me miratimin e Fadil Vokrrit. Pa e pyetur atë, nuk i delegojnë as referët”, deklaroi Ismet Munishi për Gazetaolle.com.

“Do të thotë që në FFK punohet me direktiva. Pa e marrë miratimin e shefit (Vokrrit) nuk ndodh asgjë. Krejt dihet se sa e merr notën gjyqtari para ndeshjes e gjëra të tjera. Fadili i’u thotë referëve mos u brengosni se unë jam këtu”, shtoi Ismet Munishi.