Munishi: Ja pse na mposhti Vushtrria

Feronikeli sot pësoi 3:1 nga anëtari i Ligës së Parë, Vushtrria.

Rezultati nuk ishte edhe shumë i kënaqshëm për trajnerin, Ismet Munishi, i cili ka pritur më shumë në duel ndaj ish-skuadrës, ndonëse ishte vetëm ndeshje kontrolluese.

Munishi për faqen zyrtare të klubit tha se kjo miqësore nuk është definuese e formës së ekipit dhe se në këtë ka ndikuar lodhja fizike e lojtarëve nga stërvitjet intensive dhe miqësoret e njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë një periudhe të shkurtër kohore.

Jetmir Topalli, Labinot Osmani dhe Egzon Feka shënuan për Vushtrrinë, kurse Granit Arifaj për Feronikelin.

Fotografia e KF Feronikeli