Munishi i del në mbrojtje Shengylit

Ismet Munishi i ka dalë në mbrojtje trajnerit prizrenas, SKënder Shengyli, i cili u shkarkua sonte nga Liria, ende pa filluar kampionati i ri.

“Pa filluar kampionati shkarkohet trajneri i mirënjohur, legjenda e futbollit, Skënder Shengyli nga njerëz të cilët Skendës sa i përket futbollit nuk i vinë as deri te thembrat. Kjo pra është një dëshmi më shumë se krizës morale, krahas asaj financiare e futbollit tonë i cili vazhdon të udhëhiqet nga matrapazet dhe njerëz pa pikë morali e dijenije për futbollin, si në Federatë poashtu edhe ne shumicën e klubeve…”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në Facebook.

Ai së fundi ishte trajner i Hajvalisë, kurse vitin e kaluar u shpall kampion me Llamkos Kosovën. /Gazeta Olle/