Munishi: Fitorja meritë e Challendes, trajner i mrekullueshëm

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka komentuar fitoren e madhe të Kosovës ndaj Çekisë.

Ai tha se forca e grupit është e jashtëzakonshme.

Munishi meritat kryesore ia jep trajnerit Bernard Challandes.

“Para ndeshjes kam thënë se do të isha i kënaqur edhe me një barazim”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Disa futbollistë kanë luajtur më mirë, disa më dobët. Por, dëshira ekzistonte te grupi”, vlerësoi Munishi.

“E gjithë kjo është meritë e trajnerit Bernard Challandes, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme”, shtoi ai. /Gazeta Olle/