Munishi: Festa e Lecit në derbi ishte e bukur

Festa e Liridon Lecit pas golit të Dritës ndaj Gjilanit, ngjalli jo pak reagime.

Ai bëri një “mitroloz” drejt Skifterave pikërisht para kamerës së tyre.

Në një intervistë për Gazetën Olle një ditë më parë ai tha se po të shënonte gol, do të bënte diçka tjetër.

E mbrëmë Ismet Munishi në Dukagjini e vlerësoi festimin e Lecit si interesant.

”Festimi i Lecit nuk ishte ndonjë provokim i rëndë”, deklaroi Munishi.

”Gjëra të tilla e bëjnë derbin interesant. Ai ka qenë i ofenduar dhe kur shënohet gol në derbi, futbollistët nuk përmbahen”, shtoi ai. /Gazeta Olle/