Munishi: Drita ka super-ekip por bëri skenare të frikshme në Gjakovë, turp i qoftë Nuzës që dëmtoi Ferizajn

Ismet Munishi ka komentuar gjyqtarët dhe vendimet e tyre kontraverse në fundjavë.

Ai në “Dueli Sportiv” foli fillimisht foli për Gramoz Shalën, që ishte gjyqtar i katërt në takimin Vëllaznimi-Drita, përcjellë Gazeta Olle.

“Drita ka një skuadër shumë të fortë dhe më ka befasuar me lojën e bukur që e ka zhvilluar. Gjyqtari Shala ishte tendencioz me çdo mesazh që ia dërgonte gjyqtarit kryesor. Unë i kam dëgjuar disa skenare të Dritës për këtë ndeshje, të cilat shpresoj që nuk janë të vërteta”, deklaroi Munishi.

“Genc Nuzës turp i qoftë që nuk e akordoi penalltinë e Ferizajt ndaj Feronikelit. Ishte një penallti klasike, një që mësohet në librat e futbollit. Gjyqtari ishte afër, kontakti ishte i qartë, pse nuk ndali penallti apo vetëm sepse ishte Ferizaj”.

”Pastaj shohim Dardan Çakën që brenda një sezoni gjykon 15 herë Prishtinën. Pse?”, shtoi ai.

Me të u pajtua Bylbyl Sokoli: “Penalltia ishte klasike. Pse Nuza nuk e referoi kur e pa?”, u shoreh Sokoli. /Gazeta Olle/