Mungon Silva

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka njoftuar se David Silva nuk do të rikuperohet nga lëndimi, për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit javën e ardhshme.
Mesfushori spanjoll e pësoi një lëndim në ndeshjen e sontme, duke mos arritur ta vazhdonte ndeshjen.
“David Silva ka problem me ligamentet dhe nuk do të jetë i gatshëm brenda një jave”, njoftoi trajneri kilian i “Citizens”.

 

image