Mundet United i Januzajt, Leicester mund Shaqirin (VIDEO)

 Manchester United i kthehet dështimit. Skuadra e Luis van Gaal u mposht në Old Traford nga Southampton, me rezultatin 0:1.

Djajtë e Kuq dominuan ndeshjen por asesi të gjenin rrugën e golit. Talenti kosovar Adnan januzaj luajti për herë të parë pas rikthimint nga Borussia Dortmund.

Ai u inkuadrua në minutën 86, por fati i keq i tij ishte se pas një minuti lojë, mysafirët shënuan golin e epërsisë.

Ishte Charlie Austin që shënoi në debutimin e tij, duke realizuar me kokë.

Në ndeshjet tjera, Leicester City mundi bindshëm 3:0 Stoke Cityn e Xherdan Shaqirin.

Dinkëater, Vardy dhe Ulloa shënuan për vendasit. Shaqiri luajti titular.

Në ndeshjet tjera, Totenham Hotspur fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, Sunderland dhe Bournemouth luajtën 1:1, kurse Watford mundi 2:1 Newcastle United. West Brom – Aston Villa 0:0.

Leicester mbetet lider me 47 pikë, tri më shumë se Arsenal, që ka një ndeshje më pak. /Olle

http://www.dailymotion.com/video/x3o12k7_goal-charlie-austin-manchester-united-0-1-southampton_sport