Mund të ndodh për herë të parë, një sulmues afrikan për Kombëtaren shqiptare

Peter Olyinka mund të jetë lojtari i parë i huaj që mund të luajë për kombëtaren shqiptare.

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe i Skënderbeut në Shqipëri, aktualisht luan me Slavian e Pragës dhe ditën e enjte u përballë me Çelsin në Europa League.

Edhe më herët është përfolur se sulmuesi nigerian mund të vesh fanelën e përfaqësuesen sonë madje dhe vet lojtari është shprehur i gatshëm për një gjë të tillë. Tashmë ky lajm konfimohet dhe nga ” Brila.net” në Nigeri që hedhin hipotezën nëse Olyinka arrin të marri pasaportën shqiptare mund të bëhet lojtari i parë i huaj që luan për Shqipërinë.