Muharrem Sahiti tregon nëse ia ka mbushur syrin apo jo ndonjë futbollistë në ndeshjen Gjilani – Llapi

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, sot e ka përcjellur nga afër ndeshjen Gjilani – Llapi që u mbyll me shifrat 2:0, transmeton GazetaOlle.com.
Në këtë ndeshje për Gjilanin janë dalluar Betim Haxhimusa, Armend Thaqi te Gjilani si dhe Mentor Zhdrella te Llapi.

ffk reklama
Sahiti ishte i ftuar në emisionin sportiv 2 me 1 në Radio Televizionin 21 dhe ka folur për ndeshjen në fjalë.
“Ishte një ndeshje interesante dhe Gjilani bëri shumë mirë. Niveli dallon në futbollin e Kosovës dhe me jashtë. Kemi skuadra që e kanë problemin e lojës, rezultateve, infrastrukturës e shumë probleme. Këto faktor po ndikojnë shumë në futbollin tonë” ka thënë Muharrem Sahiti.
I pyetur se a i ka palyer ndonjë futbollistë nga kjo ndeshje, Sahiti nuk përmendi emra. “Ne edhe më herët kemi ftuar futbollistë nga Kosova”, tha Muharrem Sahiti duke mos përmendur emra. /Gazeta Olle/

haxhimusa

armend thaqi

mentor zhdrella