Muharrem Sahiti i jep përgjigjej Gjilani

Muharrem Sahiti ka vendosur të mbetet në postin e ndihmës selektorit të Përfaqësueses së Kosovës, duke hedhur poshtë kështu të gjitha mundësitë për të marrë drejtimin e Gjilanit.

Sahiti u ka kumtuar lajmin drejtuesve të Gjilani në vikendin që lëmë pas të cilët ishin këmbëngulës për teknikun gjilanas.

Emri i Sahitit ishte në ‘pole position’ madje larg nga të preferuarit e tjerë, por tashmë kuq e bardhët detyrohen për të gjetur alternativa të tjera për stolin e tyre, raporton Gazetasheshi.com.

Muharrem Sahiti

Gazetasheshi.com kishte raportuar mbrëmë se para datës 30 qershor nuk do të ketë asnjë largim nga Gjilani dhe rrjedhimisht nuk do të dihej trajneri ri.

Më listë mbetet tani Afrim Tovërlani, i cili e ka pranuar që asnjë skuadër nuk e ka telefonuar deri më tani.