Muçiqi: Nuk shkojmë për turizëm në Gjermani

Portieri Alban Muçiqi, i cili këtë sezon po mbron standard tek FC Prishtina, ndihet mirë që është pjesë e ekipit Bardhekaltër që do t’i sfidojë skuadrat e njohura gjermane në turneun katërditor, nga 5 deri më 8 janar 2017 në Gjermani.

Ai mendon se kjo është një mundësi e mirë për lojtarët e rinj prishtinas që ta tregojnë veten, shkruan Zëri.

“Si unë, ashtu edhe shokët e ekipit, jemi të kënaqur që e kemi fatin të jemi pjesëmarrës në një turne ndërkombëtar dhe për këtë e falënderojmë klubin dhe presidentin tonë, që na kanë dhënë këtë mundësi. Kjo do na shërbejë shumë për të ardhmen pasi që synimet tona janë të dalim në Evropë”, deklaroi numri 1 i prishtinasve.

“Së pari, ne nuk do të shkojmë atje për turizëm, por për t’i treguar vlerat tona dhe ta përfaqësojmë klubin në mënyrën më të mirë. Shpresoj shumë që ndonjëri nga ne t’ju bjerë në sy ndonjë menaxheri evropian”, vazhdoi Muçiqi.

FC Prishtina do të marrë pjesë në turnetë “Ur-Krostitzer-Masters 2017”, “Halplus-CUP”, “Sonnenland-Cup” dhe “Thuringer Hallenfusball-Masters 2017” – “Ur-kroftitzer-Cup”.