Muaj më parë humbi nga David Haye, ja çka bëri sonte Arnlod Gjergjaj

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj, është kthyer fuqishëm pas humbjes kundrejt David Haye (36) në maj 2016.

Ai sonte ka triumfuar në raundin e pestë më nokaut teknik kundrejt boshnjakut Jasmin Hasic (28).

Pavarësisht se ndeshja nuk zhvillohej në O2 Arena me 16.000 shikues, por në Basel me 300 pjesëmarrës, kjo është një fitore e rëndësishme për shqiptarin, që të vijojë edhe njëherë rrugën drejt majave më të larta të këtij sporti.

Gjergjaj ndeshjen e radhës pritet ta zhvillojë në maj të vitit të ardhshëm.

Loading...