Mrekullia SHBA

SHBA-të kanë shënuar fitore në gjysmëfinalen e parë të basketbollit në Lojërat Olimpike, Rio 2016. Amerikanët mposhtën Spanjën me rezultat 82-76 , për të siguruar finalen e Rio 2016.

Kjo është hera e tretë më radhë që Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguron finalen në Olimpiadë.

Më i miri i takimit ishte Pau Gasol me 23 pikë dhe tetë kërcime, teksa tek SHBA-të pikë dyshifrore shënuan tri lojtarë, përcjell Lajmi.net.

DeAndre Jordan nuk arriti më shumë se nëntë pikë, por kishte plot 16 kërcime, duke shfaqur herë-herë spektakël të NBA në parket, teksa Thompson me 22, Durant me 14 dhe Irving me 13 pikë ishin prej më të mirëve.

Amerika në finale pret fituesin e duelit Australi – Serbi që zhvillohet nga ora 00:00.