“Moviola” tregon se a duhej anuluar goli i Ajaxit

Ndeshja Ajax-Real Madrid është mbyllur me polemika për shkak të një episodi në minutën e 38-të, kur është përdorur për herë të parë VAR në Champions.

Gjyqtari Skomina anuloi golin e Ajaxit, por ish-gjyqtari spanjoll Andujar Oliver duke folur për “Radio Marca” është shprehur se goli ishte i rregullt dhe nuk duhej anuluar, transmeton Gazeta Olle.

“Sa më shumë e shoh, aq më shumë mendoj se ishte i rregullt. Në video duket që Tadic është në pozicion jashtë loje, por ai nuk ndikon te Courtois dhe për këtë arsye duhej që të ishte cilësuar i rregullt”, deklaroi Oliver.