Mourinho ‘tradhton’ Interin

Ish trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se mund të kthehet në Itali, ndoshta edhe të një ekip që nuk është Interi, por ata do të kenë gjithmonë përparësi.

‘Special One’ kishte arritur një sukses të madh me Interin duke fituar tre tituj, Scudetton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë në vitin 2010.

I intervistuar nga ‘Gazzetta TV’, trajneri portugez ka thënë se mund të kthehet në Itali. “Unë jam një profesionist”, tha ai. “Nëse një ditë unë nuk kam një ekip për të menaxhuar dhe Interi më kërkon atrëherë mund të kthehem edhe pse tani ata kanë një trajner të mirë”.

“Po Inter gjithmonë do të vijë ne radhë të parë. Në një tjetër ekip italian unë mund të punoj si një profesionist, por me Interin unë do të punoja me pasion dhe sepse kam një marrëdhënie më të thellë me historinë e tyre”.

Ai në fund tha se ishte në Inter për ta arritur Ligën e Kampionëve, dhe kaloi shumë mirë aty, ndërsa nuk harron edhe presidentin Moratti, që kishte një mardhënje të shkëlyer me të.