Mourinho: Jam shumë i lumtur

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, beson që skuadra e tij ka mundur të shkojë në pushim të pjesës së parë në takimin ndaj Stoke Cityt, me rezultat 3:0 apo 4:0.

“Lojtarët sulmuan mirë dhe e kishin lojën në kontroll. Unë mendoj që ne mund të shkonim në pushim me tre apo katër gola avantazh”, deklaroi Mourinho.

“Unë jam shumë i lumtur, nuk kam arsye për të qenë i shqetësuar. Muaj më parë, kur arrinim rezultate, njerëzit thonin që rezultatet nuk janë më të rëndësishmet. Tani që nuk po i arrijmë ato, ato po konsiderohen kryesoret. Kjo është kontraditë”, shtoi portugezi.

Ndryshe, Chelsea u mposht pas penalltive 4:3, derisa 120 minutat përfunduan baras, 1:1. /Olle