Mourinho i rrëmben nga duart sulmuesin Guardiolës

Alexis Sanchez si duket do të përfundojë në Manchester United, pavarësisht se City dhe Pep Guardiola e kanë kërkuar gjatë dhe me ngulm sulmuesin kilian.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Mirror”, e cila tregon se sulmuesi i Arsenalit është pranë nënshkrimit të marrëveshjes me skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Image result for mourinho guardiola

Si duket portugezi ka qenë më bindës së Pep Guardiola për të marrë Sanchez, kontrata e të cilit me “Topçinjtë” skadon në fund të këtij sezoni dhe rrezikon të largohet me parametrin zero.

‘Djajtë’ kanë vendosur të marrëin ish-sulmuesin e Barcelonës, pas deklaratave se City refuzoi të paguante 35 milionë stërlina, ndërsa Sanchez, kërkon një pagë prej 400 mijë stërlinash në javë.

Image result for sanchez

United dhe Mourinho janë në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit të dytë të Zlatan Ibrahimovic dhe duket se Sanchez është i përzgjedhuri, një lojtar që e njeh mirë Premierligën. /Gazeta Olle/

Image result for sanchez mourinho