Mourinho godet me deklarata

Jose Mourinho thotë se nuk ka asnjë menaxher në Angli, i cili i afrohet atij.

‘Blut’ janë emiminuar nga Liga e Kampionëve në ndeshje me PSG-në, por ata kanë një shans të mirë të largohen edhe tri pikë më shumë nga Manchester City në Premier League nëse fitojnë kundër Southampton.

Ai tha se njerzit nuk duhet të jenë të shqetësuar për të. “Njerëzit janë shumë të shqetësuar për mua. Ata nuk e dinë se çfarë është lumturia ime. Lumturia ime, para së gjithash, është kur unë krahasoj veten me të tjerët. Unë shoh vetëm disa që janë afër me mua në aspektin e suksesit”.

“Me të tjerët unë shoh një ndryshim të madh, një distancë të madhe, me gjithe respektin që ata meritojnë, kjo nuk është një luftë me ta, unë kam shumë respekt për të gjithë ata. Por në Premier League, i cili trajner është kampion evropian? Unë dhe Van Gaal. E drejtë? Në Premier League, kush ka fituar më shumë se dy tituj? Wenger dhe unë”, pohoi Mourinho.

Ai bëri krahasime edhe ën Ligën e Kampionëve, ndërsa tha se skuadrës së tij i duhen edhe nëntë fitore për ta arritur titullin.