Mourinho: Gjyqtarët janë fajtorë për humbjen nga Bournemouthi

Jose Mourinho ka vazhduar me kritikat ndaj gjyqtarëve, duke pretenduar se ata janë fajtorë edhe për humbjen ndaj Bournemouthit.

“Gjyqtarët bënë një gabim të madh edhe sot. Duhet të pranojmë që tani gjërat na u janë vështirësuar”, deklaroi Mourinho.

“Nëse objektivi ynë para kësaj ndeshje ka qenë pozita e katërt, tani pas kësaj humbje, ne synojmë pozitën e gjashtë”, shtoi ai. /Olle