Mourinho befason gjithë botën me deklaratën për Ibrahimovic

Jose Mourinho ka lënë të hapur derën për Zlatan Ibrahimovic, për një rikthim të bujshëm te Manchester United.

Ibrahimovic shënoi 28 gola në sezonin e tij të parë në “Old Trafford”, por dëmtoi ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes së Europa League në muajin prill kundër Anderlecht dhe që nga 30 qershori është i lirë nga çdo lidhje kontraktuale.

United i ka dhënë mundësinë të riaftësohet në qendrën stërvitore të klubit, teksa suedezi nuk mund të luajë para muajit janar.

“Unë kam parë te ai dëshirën për të mos u fshehur dhe për të vazhduar në majën e futbollit edhe pas një dëmtimi të tillë”, deklaroi Mourinho.

Ibrahimovic

Manchester United ka blerë Romelu Lukaku për 90 milionë euro nga Everton, si një zëvendësues i drejtpërdrejtë për Ibrahimovic, që kur të rikthehet në fushë do të jetë 36 vjeç.

Ibra ka marrë oferta nga klube të ndryshme amerikane në MLS, nisur edhe nga fakti që kampionati i ardhshëm i SHBA do të nisë në muajin mars.

Gjithsesi, gjatë një konference për shtyp, pikërisht nga SHBA ku United po zhvillon një turne miqësor, Mourinho nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ibrahimovic.

Mourinho says the idea of a return has been left with Ed Woodward and Mino Raiola (right)

“Eshtë e mundur që Ibrahimovic të luajë me ne kur të riaftësohet. Eshtë një mundësi e hapur. Sigurisht, ne do të jemi të ndershëm deri në fund me të dhe nëse ka dëshirë të largohet është i lirë ta bëjë. Nuk kemi asnjë kontratë të re për t’i propozuar, por në janar, nëse do të mund të luajë sërish në nivele të larta, atëherë mund të bisedojmë për një kontratë që do t’i kënaqë të gjitha palët. Unë kam parë te ai dëshirën për të mos u fshehur dhe për të vazhduar në majën e futbollit edhe pas një dëmtimi të tillë,” – pohoi trajneri i Manchester United.