Mourinho akuzon Conten për transfuzion gjaku dhe kurdisje të ndeshjeve

Konfrontimi Mourinho-Conte nuk ka fund. Sot në shkrimet e ‘Record’ ka vend edhe për një editorial të nënshkruar nga Eladio Parames, zëdhënës i teknikut portugez. Titulli është shumë elokuent: “Z. Conte, a e dini se çfarë është EPO?”.

Ndërsa në brendësi të editorialit vazhdon shkrimi: “Ishte sezoni 1995/96, kur lojtarët e Juventusit u akuzuan për transfuzion gjaku, për të përmirësuar performancën sportive. Çështja përfundoi në gjykatë dhe pastaj me një dënim”.

“Dhe cili ishte kapiteni i atij Juventusi? Antonio Conte! Disa vjet më vonë, i njëjti person u pezullua për gjashtë muaj, pasi ishte përfshirë në një rast të ‘rregullimit të rezultateve’.”

Image result for conte mourinho

“Dhe tani ky zotëri akuzon Mourinhon se është ‘i vogël’: ai është, por ai ka fituar më shumë tituj sesa Conte ka qime në kokë”, përfundon editoriali i nënshkruar nga Parames. /Gazeta Olle/

Image result for conte 1995-96