Motra e Neymarit ‘goditet’ me komente pas dështimit të Barcelonës

Tifozët e Barcelonës e kanë shprehur dëshpërimin e tyre pas humbjes 3:0 nga Juventus edhe në një adresë të pazakonshme.

Tifozët e Barcelonës ishin aq të pakënaqur pas humbjes 3:0 nga Juventus në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve sa që kritikat e tyre i kanë drejtuar edhe tek familjarët e futbollistëve të gjigantit katalan.

“Mundo Deportivo” raporton se tifozët e Barcelonës kanë publikuar plot komente negative në fotografitë e motrës së sulmuesit Neymar, Rafaella Beckram, në Instagram.

Komentet negative kanë mbërritur edhe tek Rafaella, ndonëse ajo fare nuk kishte lidhje me paraqitjen e dobët të Barcelonës në Torino.

loading...