Motra e Chiellinit e ofendon keq Bonuccin (FOTO)

Leonardo Bonucci ka filluar të “thumbohet” pas kalimit nga Juventusi te Milani. Është motra e mbrojtësit Giorgio Chiellni, që ka akuzuar rëndë mbrojtësin 30 vjeçar.

Silvia Chiellini beson se Bonucci u transferua në “San Siro” për shkak të parave.

“Të gjithë e donin atë si kapiten”, ka shkruar Silvia Chiellini në Facebook.

“Më pas të gjithë mendonin se ai është simbol i Bianconerëve dhe pastaj… #Paratëgjithmonëfitojnë #Nukkamfjalë”, ka shkruar motra e mbrojtësit të Juves.

 

Goal ka publikuar karikaturën e ditës të punuar nga karikaturisti, Omar Momani.

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, është personazhi kryesor në karikaturën e ditës, pas kalimit nga Juventusi në Milan për 40 milionë euro, plus dy të tjera bonuse.

Mediat italiane raportojnë se Bonucci do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon te klubi nga “San Siro”.

Kuqezinjtë janë duke menduar që t’ia dhurojnë edhe shiritin e kapitenit.