Motori i Trepçës ‘89

Trepça ’89 ka shkëlqyer në mesjavë në Prizren duke e mposhtur Lirinë me rezultat 2:0.

Mitrovicasit tani janë në pozitën e katërt me 47 pikë, një më pak Llapi që është i treti.

Ndër më meritorët për sukseset e 89-shit në xhirot e fundit është mbrojtësi i djathtë Përparim Islami.

perparim islami

Ai njihet për shpejtësinë e tij, lojën me top dhe harkimet.

Islami këtë sezon i ka munguar mitrovicasve vetëm një ndeshje, duke i zhvilluar të gjitha të tjerat nga 90 minuta.

Ai së bashku me Arbër Potokun, mbeten pikat më të forta të 89-shit.

perparim islami trepca 89 drenica

Islami në ka kontratë me 89-shin dhe vera mund ta gjejë në një kampionat më të fortë se i Kosovës, pasi ofertat nuk kanë munguar. /Gazeta Olle/

perparim islami arber potoku