Morina: Te Prishtina kanë mbetur shumë pak prishtinas

Prishtina ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit.

Kryeqytetasit në stadiumin ‘Agron Rama’ në Olibliq, kanë mposhtur 1:0 Gjilanin, për të mbetur në garë për titull.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina deklaroi pas ndeshjes se skuadra luajti shumë mirë. “Kemi krijuar shumë raste të mira. Prishtina e pati një rast dhe një gol. Luajtëm një lojë me ballonë. Mund të them se pasioni i sotëm i Prishtinës ka qenë një presion i pakuptimtë. Megjithatë, në bankën e Prishtinës kanë mbetur shumë pak prishtinas. Po çuditem si mundet në bankën e Prishtinës të ndodhë një gjë të tillë. Jemi dëmtuar shumë që nga xhiro e para dhe këtë herë titullin ia kemi lënë tjetër kujt dhe do t’ia urojmë kushdo që e fiton”, deklaroi Arbnor Morina pas ndeshjes për Supersport Kosova, përcjellë Gazetoalle.com. /Gazetaolle.com