Morina “shpërthen” pas dënimit nga FFK

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina është dënuar me 300 euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së për fakin se pas ndeshjes së djeshme me Vëllaznimin, ofendoi asistentin e dytë të FIFA-së, Fatlum Berisha.

Përveç kësaj, klubi u dënua me 1500 euro për shkak të ofendimeve në kor të tifozëve, kurse sulmuesi, Gëzim Rusi nuk do të luajë tre muaj për shkak të goditjes së kundërshtarit pa top.

Të gjitha këto e kanë shtyrë trajnerin Morina që të ’shpërthejë’ me një status në profilin e tij në Facebook.

”Po qese edhe me varni, SC Gjilanin nuk mund ta ndalni, se po shkel ne kembet e veta sigurte”, ka shkruar Morina.

Gjilani barazoi 1:1 me Vëllaznimin.