Morina: Referim i shkëlqyeshëm, pësuam nga pakujdesitë tona

Trajneri i Besës, Arbnor Morina, e ka vlerësuar lartë referimin në ndeshjen e sotme, por jo edhe paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Mendoj se në ato kushte shumë të vështira, dy skuadrat treguan lojë të pëlqyeshme. Sipas meje referimi ka qenë i shkëlqyeshëm, ndërsa ne për të disatën herë pësojmë gola prej pakujdesive tona, në kohën kur e kemi posedimin e topit. Jemi dënu pikërisht aty ku ju kemi tërhequr vërejtjen lojtarëve, por edhe kjo është pjesë e lojës”, deklaroi Morina për GazetaOlle.com.

Ndryshe, Trepça ’89 mposhti Besën 2:1, falë golave të Blerand Kurtishajt dhe Shpëtim Idrizit. Golin e vetëm për pejanët e shënoi Fetim Kasapi.