Morina: Mesfusha jonë bëri shumë gabime

Kosova ka humbur ndeshjen e parë pas 16 ndeshjes.

Anglia fitoi ndaj Kosovës me rezultatin 5-3, shkruan Gazeta Olle.

Dy gola të Valon Berishës e një tjetër nga Muriqin ishin golat e Dardanëve sot.

Pas ndeshjes trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina deklaroi se dy skuadrat kishin gabime të shumta.

“Anglia është nivel tjetër, mirëpo nuk e si sepse nga dy skuadrat janë parë shumë gabime”.

“Dy skuadrat ishin të pakoncentruara, mesfusha jonë bënte shumë gabime, duke i tërhekur edhe mbrojtjen tonë përpara e që bënte të pësonim”.

“Loja e hapur e Kosovës bëri që të pësonim gola ndaj një Anglie”, përfundoi Morina.