Morina: Luajtëm mençur

Trajneri i Besës së Pejës, Arbnor Morina, deklaroi pas fitores 2:0 ndaj Trepçës, se skuadra e tij luajti mençur.

“E luajtëm me mençuri lojën, por në momente kemi lënë hapësira. Lojë mirë, sa i përket anës taktike. Edhe këtë herë erdhi një vetëkënaqësi e lojtarëve. Edhe sot, njëjtë si me Istogun, shënuam pa një lojtar. Në fund kemi mundur ndoshta edhe një gol me e shënuar, por rastet i pati edhe Trepça”, tha Morina për Super Sport Kosova.

Ndërkohë, sa i përket kartonit të kuq të Rexhës, ai shtoi: “Rexha pati debat me një lojtar tonin, jo me mua. Duhet ta diskutojmë këtë në mbledhjen e kryesisë”.

Besa iu afrua Feronikelit në vetëm një pikë. (Gazeta Olle)