Morina kritikon sulmuesit

Trajneri i Besës së Pejës, Arbnor Morina, ka folur pas ndeshjes kundër Dritës duke e kritikuar sulmin e skuadrës që edhe në ktë ndeshje shpërdoroi shumë raste. “Po krijojmë shumë raste por realizimi është shumë i dobët më duhet ta them këtë. Kemi punaur shumë në fazën e sulmit gjatë gjithë javës, por ende kemi qalime. Kemi pasur ethe dëri në fund pasi rezultati 1:0 nuk të jep siguri. Kjo është për shkak se në ndeshje miqësore kemi shënuar shumë, por tani duhet të shënojmë edhe në kampionat”, pohoi Morina pas ndeshjes kundër Dritës.

Ai në fund tha se djelmoshat e tij po luajnë mirë dhe e duan këtë fanellë. “Këta djem po luajnë mirë dhe po tregojnë që dëshirojn të luajnë për Besën”, përfundoi Morina