Morina: Koncentrimi, fajtori kryesor

Fitorja 3:2 nuk ka lënë shije aspak të mirë te skuadra e Besës, e cila ishte duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të thellë, 3:0.

Trajneri Arbnor Morina e fajëson koncentrimin jo në nivel dhe gabimet amatoreske, për dy golat e mysafirëve, që tashmë i kanë ndryshuar pritshmëritë për ndeshjen e kthimit.

“Në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë luajtëm shumë mirë, krijuam mjaft raste dhe shënuam tre gola. Mirëpo, në fund i bëmë disa gabime amatoreske dhe koncentrimi nuk ishte në nivel, andaj edhe i pësuam dy golat”, deklaroi Morina për “Supersport Kosova”.

Golat për Besën i shënuan Kastriot Rexha, Fetim Kasapi dhe Fatih Karahoda. /Gazeta Olle