Morina ka një lajm të keq para derbit

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka komunikuar një lajm të keq para derbit me Dritën që luhet nesër prej orës 17:00.

Morina ka pohuar se skuadra e tij do të vuajë mungesën e disa futbollistëve.

“Në radhët tona i kemi disa mungesa, por ata që do të paraqiten në fushë do të japin gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv dhe për të nderuar ngjyrat e klubit”, është shprehur Morina, pa dashur të tregojë se kush do të mungojë.

Mbetet të shihet se me cilët futbollistë do të startojë tekniku prishtinas apo ndoshta kjo është vetëm një ’metodë’ e tij për ta liruar kundërshtarin.