Morina gjen fajtorin e eliminimit të Prishtinës

Prishtina u eliminua nga garat e Digitalb Kupës së Kosovë në futboll duke u mundur nga Trepça ’89 me rezultat 1:0, raporton Zëri.info.

Prishtina u eliminua vetëm pas ekzekutimit të penalltive pasi që koha e rregullt dhe shtesa, dy herë nga 15 minuta, nuk prodhoi gola.

Drejtori sportiv i Prishtinës, Arbnor Morina tha se skuadra nga kryeqendra nuk do t’i mbajë mend te kjo ndeshje, transmeton Gazeta Olle.

“Prishtina edhe me juniorë nëse e nis kampionatin, i synon të gjithë trofetë. Penalltitë janë me fat. Duhet të vazhdojmë tutje. Kemi synim titullin dhe kemi orar të ngjeshur andaj duhet koncentrim maksimal në kampionat”, ka deklaruar Arbnor Morina për emisionin ‘Arena’ në Radio Televizionin e Kosovës.