Morina: Është bërë tepër

Besa e Pejës pësoi nga Hajvalia me rezultat 2:0, në stadiumin e Kizhnicës, në kuadër të javës së 12-të të Raiffeisen Superligës.

‘Timonieri’  i pejanëve, Arbnor Morina, u shpreh shumë i dëshpëruar.

“Hajvalia e fitoi ndeshjen me meritë. U shfaq prapë fenomeni që nuk po i shfrytëzojmë rastet dhe po dënohemi. Është bërë e tepërt që po dënohemi kështu. Po më dhimbsen lojtarët. Kjo që po na ndodh është një krizë e thellë që po na përcjellë jo me lojë, por me rezultat”, tha Morina pas ndeshjes.