Morina: Dominuam fizikisht Vëllaznimin, ja çfarë ndodhi sot në Gjakovë

Vëllaznimi dhe Gjilani sot kanë ndarë pikët në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë.

93 minutëshi ishte i luftuar dhe i barabartë, por asnjëra nga skuadrat nuk shënuan dhe sfida u mbyll pa fitues, 0:0.

Vendësit rrezikuan me Egzon Gashin, Adenis Shalën e Paolo Ivanin, ndërsa raste më ideale patën mysafirët, sidomos me Gzim Rusin dhe me Armend Thaçin.

vellaznimi gjilani

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Ai tha që Gjilani ishte superior fizikisht ndaj Vëllaznimit.

“Ishte një ndeshje e mirë, edhe pse kushtet ishin të rënduara”, deklaroi Morina, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Ne jemi treguar superior fizikisht ndaj Vëllaznimit. Krijuam shumë raste, por nuk shënuam”.

“Përgjithësisht mund të them që jam i kënaqur me djemt sot”, shtoi ai.

Me këtë barazim, Vëllaznimi del në vendin e gjashtë në renditje me 22 pikë.

Ndërkohë, Gjilani ka dy më shumë, në vendin e katërt. /Gazeta Olle/

tabela vellaznimi gjilani vellaznimi gjilani