Morina bëhet me skuadër të re

Basketbollisti kosovar Gëzim Morina, është bërë me skuadër të re.

Ky i fundit vazhdon të mbetet në kampionatin slloven, duke kaluar te ekipi i Lastovkës.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Sllovenisë, përcjell GazetaOlle.com

Të kujtojmë që Morina ishte pjesë edhe e Sigal Prishtinë me të cilën skuadër arriti ta fitoj Kupën e Kosovës.

Basketbollisti nga Suhareka, është pjesë e Përfaqësueses së Sllovenisë.