Morena “shpërthen në vaj” pas humbjes së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës kishte përkrahje të madhe nga të gjitha personalitet shqiptare kudo në botë në ndeshjen eliminatore për ‘Euro 2020’ kundër Republikës së Çekisë.

Përkrahje masive në këtë ndeshje, Kosovës, i dha edhe këngëtarja nga Kosova Morena Taraku.

Taraku përmes rrjetit social ‘Snapchat’ ka publikuar fotografi ku shihet duke e përcjellur ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës nga televizori.

Madje, ajo postoi edhe një fotografi me fanellën e Kosovës, e cila i ka mjaft ‘hije’.

Pas ndeshjes, ku Kosova pësoi humbje, Morena u shfaq tejet e dëshpëruar.

Ndryshe, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Doosan Arena’, Kosova u mposhtë me rezultat 2:1 nga Çekia, duke shuar shpresat për kualifikimin në ‘Euro 2020’ përmes ciklit eliminator.