Morata refuzoi Napolin në sekondat e fundit, ja pse

Alvaro Morata ishte shumë afër transferimit te Napoli, para se të kthehej te Real Madridi.

“Marca” ka zbuluar që spanjolli ka pranuar një ofertë shumë të mirë nga klubi napolitan, por e ka refuzuar atë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Arsyeja kryesore e refuzimit të Moratas ishin tifozët e Juventusit për të cilët ai ka respekt të madh, pasi që transferimi te Napoli do të ishte një tradhti për familjen bardhezi.

Për këtë arsye, ai vendosi të rikthehej te Real Madridi, ku tashmë po shkëlqen që në ndeshjet e para të sezonit të ri.

Të martën ai shënoi golin e fitores për Realin në minutat shtesë ndaj Sportingut të Lisbonës.