Morata kërcënon Dortmundin

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka falënderuar skuadrën italiane për të cilën ka thënë se i ka dhënë vetbesim.

Morata ka lavdëruar me të madhe Juventusin, duke thënë se është pikërsisht kjo skuadër që ia ka rikthyer vetbesimin.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme pasi nuk është e lehtë të fitohet në Palermo. Tani mund të fokusohemi për ndeshjen e së mërkurës e cila është edhe më e rëndësishme”.

“Dua ta falënderoj Juventusin për mundësinë që më ka dhënë. Njerëzit e këtij qyteti më kanë dhënë shumë besim – kjo ishte shumë e rëndësishme për mua”, përfundoi Morata deklaratën e tij për Sky Sport Italia.