Morata 70 milionë, ja kush e kërkon

Alvaro Marota ishte basti i fituar i Allegrit gjatë sezonit që sapo u mbyll dhe jo më kot trajneri bardhezi e konsideron spanjollin një futbollist të prespektivës, duke i vënë një cmim me të cilin vlerësohen futbollistët më të mirë në qarkullim. Edhe pse vetë 22-vjecari i ka shprehur bënsikëri klubit bardhezi, raportimet që vijnë nga Anglia janë vërtet tronditëse. Sipas Daily Star, Arsenali, Liverpuli dhe Manchester United, janë të gatshëm të bëjnë cmendurira për sulmuesin duke ofruar deri 80 milionë euro.

Allegri, në fakt e ka fiksuar cmimin në 70-80 milionë, shifra këto që për klubet kryesore të Premier Leagues nuk janë aspak të ekzagjeruara për një futbollist që ka ardhur në shkëlqim si në Serinë A ashtu edhe në Champions League.

Në fakt në cdo lloj marrëveshjeje të mundshme, Juventusi nuk mund të shmangë Realin e Madridit, që ka të drejtën të kthejë në Santiago Bernabeu ish-sulmuesin Los Blancos për 30 milionë euro.