Montella befason me deklaratën për lojtarët e tij

​Vincenzo Montella insiston se Milani nuk e ka merituar humbjen kundër Genoas
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella beson se skuadra e tij nuk është dashur të humbiste kundër Genoas.

Milan u mposht 3:0 nga Genoa, vetëm 3 ditë pas fitores së madhe kundër Juventusit.

“Ne luajtëm më mirë se herët tjera dhe nuk e merituam humbjen, sepse treguam shumë karakter. Lojtarët duhet të jenë krenar për atë që kanë treguar në pjesën e dytë”, tha Montella pas ndeshjes. /Express/